Haradinaj takohet me investitorin nga Omani

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim investitorin nga Omani, Muhamed Al Barwani.

Siç ka njoftuar Haradianaj përmes një shkrimi në Facebook, me investitorin Muhamed Al Barwani, ka biseduar rreth investimeve në sektorin minerar, turizmit, bujqësi dhe sektorë të tjerë me potencial ekonomik.

Tutje kryeministri ka theksuar se Qeveria është e fokusuar që investimet e huaja të jenë sa më të pranishme në Kosovë, dhe se për këtë është punuar që investitorëve t’iu ofrohen kushtet më të mira për investim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme