Haradinaj takohet me Kosnett, flasin për zhvillimet të fundit politike

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot zhvilloi takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj dhe Kosnett kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike.

Haradinaj tha se e ka informuar ambasadorin amerikan se AAK-ja do të jetë zë i fuqishëm që do të kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm.

“Në sfidat në të cilat po kalon Kosova, integrimet euroatlantike, situata me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, ka partneritet të pakontestueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Në fund, ai tha se ka falënderuar ambasadorin Kosnett për kontributin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme