Haradinaj takohet me Menduh Thaçin, flasin për situatën në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Haradinaj dhe Thaçi kanë biseduar për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe situatën në Kosovë.

“Në takim me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, biseduam sot rreth zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Është shumë e rëndësishme që shqiptarët në Maqedoni të jenë faktor me rol shumë aktiv, sidomos në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen atje. Me rëndësi është që zgjedhjet të kalojnë në frymë demokratike duke garantuar votën e lirë të qytetarëve, që është garancë për formimin e institucioneve stabile dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Të ngjashme