Haradinaj takohet me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 15:05 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje gjatë takimit, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit Haradinaj ka thënë se me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, bashkëbiseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshirë shkëmbimet e përvojave dhe doktrinave ushtarake, në suaza të parimeve dhe standardeve të NATO-s.

“Duke e uruar ministrin Akar me rastin e 70-vjetorit të NATO-s, e falënderova atë për kontributin e personelit ushtarak e civil turk brenda KFOR-it për paqe dhe siguri në Kosovë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme