Haradinaj takohet me Ramën: Bashkëbiseduam për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, po qëndron në Shqipëri, me ç’rast është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.

Tutje Haradinaj shkroi kanë bashkëbiseduar për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës, të cilin e sheh si një projekt të domosdoshëm për të dy vendet.

“Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme