Haradinaj pas takimit me Mooren: Kosova e interesuar të arrijë marrëveshje me Serbinë

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 12:16 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Kryeministri Haradinaj, gjatë takimit, e njoftoi Moore, për të arriturat në Kosovë, prioritetet e Qeverisë, për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rendit dhe ligjit, agjendën integruese të Kosovës dhe përkushtimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke vlerësuar rolin e Mbretërisë së Bashkuar dhënë Kosovës në të gjitha etapat, kryeministri Haradinaj kërkoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit britanik për anëtarësimin e  Kosovës në organizata ndërkombëtare.

 “Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe jemi të përkushtuar për fuqizimin e partneritetit mes të dyja vendeve”, tha kryeministri Haradinaj.

Në këtë takim, Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka shprehur qëndrimin dhe përkushtimin e vendit, për arritjen e një marrëveshje finale dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë, që qon në njohje reciproke, në kufinjtë ekzistues.

 “Votimi i ligjit dhe platformës për dialog në Kuvendin e Kosovës është një tjetër hap i rëndësishëm, që tregon qartë dhe unitetin e institucioneve tona, karshi dialogut”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke falënderuar qëndrimin e Britanisë së Madhe për ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, konfirmoi mbështetjen e vendit të tij në të gjitha proceset e rëndësishme dhe në rrugën evropiane të Kosovës.

Moore në mëngjes është takuar edhe me dy bashkëkryesuesit e delegacionit Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Vizita e tij ishte planifikuar për dje, por ishte anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Të ngjashme