Haradinaj takohet me Sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit Evropian

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 10:15 | Nga Kaltrina Zymberi

Kryeministri Ramush Haradinaj, është takuar mëngjesin e së enjtes me takim Sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (ShEVJ), Helga Schmid, raporton Ekonomia Online.

Sekretarja e Përgjithshme Schmid fillimisht është takuar me presidentin Hashim Thaçi, pas takimit nuk pati deklarim për media, përderisa me kreun e ekzekutivit pas takimit është parashikuar një deklarim para medieve për 15 minuta.

Në orën 11 Schmid do të takohet me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Pasdite ajo do të takohet me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Schmid vjen për herë të parë në Kosovë, kurse këtë pozitë e mbanë nga shatori i vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme