Haradinaj takoi liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi

Ulqin | 24 Tet 2018 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, gjatë një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ka takuar sot përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë në Mal të Zi.

Me këtë rast, kryeministri kosovar tha se me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve kanë zhvilluar një bisedë shumë të frytshme dhe që këtë do ta vazhdojnë edhe në një takim në Prishtinë.

Haradinaj, më tej, tha se shumica e këtyre partive janë të vetëdijshme për sfidat që kanë, por që në një dialog të vazhdueshëm, do të bisedohet dhe në këtë mënyrë do të gjinden zgjidhje për të gjitha temat e tyre me interes.

“Në këtë dialog duhet të jemi të përfshirë të gjithë, Qeveria, por edhe Podgorica zyrtare”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova ka një falënderim të madh për Qeverinë e Malit të Zi, për një votë pro për Kosovën në planin ndërkombëtar.

Haradinaj tha se është me rëndësi të madhe, që në Mal të Zi, është një zë i artikuluar i shqiptarëve të këtushëm, duke shtuar se nëse ka dallime në këtë artikulim të qëndrimeve, është më vështirë të arrihen qëllimet.

Kryeministri Haradinaj porositi të gjitha partitë politike shqiptare në Mal të Zi , që të ulen në një tavolinë për bisedime të ndërsjella për tema të ndryshme, pa marrë parasysh përkatësinë partiake që kanë, sepse shumë tema do të gjenin zgjidhje sikurse do të kishte pasur një koordinim më të madh.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron në Mal të Zi, me ftesë të Kryeministrit malazez, Dushko Markoviq, për të marrë pjesë në Konferencën për Ekonomi, në kuadër të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme