Haradinaj takon ambasadorin belg: Belgjika si shtet mik, gjithmonë ka qëndruar përkrah Kosovës

Prishtinë | 20 Pri 2022 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar shefin e Zyrës Diplomatike Belge në Kosovë, Julien Sassel.

Haradinaj tha se gjatë takimit u bisedua për zhvillimet politike e ekonomike në vend, si dhe për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Belgjika si shtet mik, gjithmonë ka qëndruar përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që këtë miqësi ta avancojmë me fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Në takimin që pata me Julien Sassel, shef i Zyrës Diplomatike Belge në Kosovë, biseduam për zhvillimet politike e ekonomike në vend dhe poashtu, shpreha gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Sassel, nga ana e tij, konfirmoi se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme