Haradinaj takon ambasadorin gjerman, bisedojnë për projekte të rëndësishme mes dy vendeve

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se me ambasadorin Heldt kanë biseduar për bashkëpunimin e deritashëm, me theks të veçantë angazhimin e përbashkët për Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren.

Postimi i plotë:

Prita sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë z. Christian Heldt me të cilin biseduam për bashkëpunimin e deritashëm, me theks të veçantë angazhimin e përbashkët për Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren.

U dakorduam që të fuqizojmë punën tonë, për ta jetësuar projektin më të rëndësishëm bilateral ITP-në, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Krahas kësaj, biseduam edhe për projekte të tjera të rëndësishme mes dyja vendeve dhe përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë në temat e rëndësishme për vendin. R H/

Të ngjashme