Haradinaj takon ambasadorin italian: Mora mbështetjen e plotë të Orlandos për proceset integruese të Kosovës

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Italisë Nicola Orlando, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend.

Haradinaj ka thënë se ambasadori italian ka shprehur mbështetjen e tij për proceset integruese të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe Bashkim Evropian.

“Prita sot në takim, ambasadorin e nderuar Nicola Orlando. Diskutuam së bashku për zhvillimet politike në vend, si dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova, në këtë situatë të ndjeshme. Ambasadori italian, shprehu mbështetjen e vendit të tij, në proceset integruese të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, Haradinaj e ka falënderuar Italinë për rolin që ka luajtur për të ardhmen e Kosovës.

“Falënderues për rolin e Italisë në të kaluarën dhe në këto ditë me rëndësi për të ardhmen e vendit tonë.”

Të ngjashme