Haradinaj takon ambasadorin italian Sardi

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka takuar sot në Prishtinë ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

“Italia, partnere e rëndësishme në konsolidimin ndërkombëtar të vendit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mundësinë e thellimit të partneritetit ekonomik si dhe për rolin dhe kontributin në vazhdimësi të Italisë në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme