Haradinaj takon eurodeputeten gjermane, flasin për zgjedhjet e 6 tetorit

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot eurodeputeten gjermane Viola von Cramon.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Haradinaj ka treguar se me eurodeputeten Cramon, që është edhe Kryesuese e Misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë diskutuar pikërisht për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Prita sot në takim eurodeputeten gjermane, Viola von Cramon – Traubadel, Kryesuese e Misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

E njoftova znj. Cramon-Traubadel për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi, dhe për pjekurinë politike e demokratike me të cilën Kosova po e fillon këtë cikël elektoral.

Kishim një bashkëbisedim të frytshëm për rëndësinë që procesi zgjedhor në Kosovë të jetë kredibil dhe me standarde të larta të zgjedhjeve të lira e demokratike, për të cilën po angazhohemi bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme