Haradinaj takon ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright

Washington | 09 Shk 2018 | 19:56 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron për një vizitë në Washington, ka takuar ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, dhe drejtorin e NDI-së, Ken Wollack.

“Nder i veçantë ta takoj miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe drejtorin e NDI, Ken Wollack, me bashkëpunëtorë”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook.

“Zonja Albright bëri kaq shume për Kosovën dhe rrugën tonë drejt lirisë. Në luftë dhe në paqe, sekretarja e shtetit na ndihmoi, në momente kur kishim nevojë për ndihmën e një mikeje të vërtetë. Zonjës Albright ia shpreha falënderimin e secilit kosovar, që sot jeton i lirë, falë angazhimit të saj dhe miqve tanë”.

“Kosova përherë do të jetë falënderuese për përkrahjen e madhe të SHBA-së”, ka theksuar kryeministri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme