Haradinaj takon liderët e partive shqiptare nga Medvegja

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 13:47 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovë, Ramush Haradinaj,  ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e partive politike nga Medvegja, përfaqësuesit e Alternativës për Ndryshim, të  Partisë Demokratike dhe atë të Partisë për Veprim Demokratik, me të cilët ka biseduar për situatën dhe zhvillimet aktuale në rajon, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka shprehur angazhimin dhe mbështetjen për komunitetin shqiptar në këtë komunë për të realizuar të drejtat e veta dhe për të siguruar mbijetesën në këto treva. Duke vlerësuar situatën aktuale, Komuna e Medvegjës do të mbajë zgjedhjet për autoritete komunale këtë të diele, dhe në takim është theksuar nevoja që komuniteti shqiptar duhet të jetë unik dhe duhet të gjejë forma dhe rrugë të bashkëveprimit dhe përfaqësimit adekuat në këto organe.

“U pajtuam që të gjithë shqiptarët me të drejtë vote, në këtë komunë, duhet ta kryejnë obligimin qytetar dhe të votojnë kandidatët më të mirë” ka thënë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke shtuar se si Qeveri në dorëheqje do t’i adresojmë me kujdes shqetësimet e tyre për faktin se shteti serb po e vazhdon diskriminimin e shqiptarëve të këtij rajoni duke i fshirë nga lista e votuesve si dhe nga adresat legale, në vendbanimet e tyre, me qëllim të mohimit të së drejtës së votës dhe pamundësimit të përfaqësimit të tyre në nivel komunal.

Të ngjashme