Haradinaj takon Lunaçekun, Kosova pret statusin e vendit kandidat më 2018

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 16:03 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek të shoqëruar nga pasardhësi i saj në këtë detyrë, Igor Soltesa.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi punën dhe angazhimin e raportueses Lunacek dhe mbështetjen e saj të parezervë për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe në institucionin e BE-së.

Mediet kanë mundur të marrin vetë pamje nga takimi, ndërsa nuk ka pasur prononcime.

Por, në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit thuhet se “Haradinaj dhe Lunaçek në një bisedë të përzemërt folën edhe për proceset integruese të Kosovës dhe reformat e nevojshme që çojnë drejt anëtarësimit në BE”.

Kryeministri Haradinaj tha se Agjenda e Reformës Evropiane dhe Marrëveshja e Stabilizimit Asociimit po zbatohen me një dinamikë të përshpejtuar dhe tha se po bëhen reforma të thella në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe në fushat e tjera.

Haradinaj tha se perspektiva evropiane për Kosovën është e paalternativë dhe ajo po bën të gjitha përpjekjet që ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE deri në fund të vitit të ardhshëm. Ai tha se Kosova do të përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja kontraktuale me BE-në në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, e përgëzoi kryeministrin për dinamikën e re qeverisëse dhe për angazhimin e tij personal në zbatimin e MSA-së dhe reformave në vend. Ajo tha se Kosova ka perspektivë evropiane dhe vlerësoi se duhet të përmbushë obligimet e marra me marrëveshjen kontraktuale me BE-në.

Kryeministri Haradinaj priti në takim lamtumirës Lunacek-un

Kryeministri Haradinaj priti në takim lamtumirës Lunacek-un

Kryeministri Haradinaj priti në takim lamtumirës Lunacek-un

Të ngjashme