Haradinaj takon përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, u premton mbështetje

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritu në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të kryesuar nga zëvendësministrat Artan Berisha dhe Bashkim Krasniqi.

Haradinaj tha se në këtë takim kanë biseduar për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi, pozitën e tyre në shoqëri dhe përfaqësimit në institucionet e vendit.

Postimi i plotë:

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe përfaqësimit meritorë të të gjitha komuniteteve në vend, sot prita në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të kryesuar nga zëvendësministrat Artan Berisha dhe Bashkim Krasniqi, me të cilët biseduam për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi, pozitën e tyre në shoqëri dhe përfaqësimit në institucionet e vendit.

Duke respektuar secilin komunitet, si vlerë e jona e përbashkët, biseduam edhe për 24 Qershorin, Ditën Nacionale të Komunitetit Egjiptian, ku përveç organizimit institucional të kësaj ngjarje, do të shihet edhe mundësia që kjo ditë, të njihet edhe si ditë nacionale e këtij komuniteti.

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme