Haradinaj takon Petrit Mazrekajn, boksierin që do përballet me djalin e Arkanit

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij në Qeveri, boksierin e kosovar Petrit Mazrekajn.

Petrit Mazrekaj, boksieri i Austrisë me prejardhje nga Kosova, do të përballet për luftë në ring me serbin Vekjko Raznatoviq – i cili është djali i kriminelit serb Arkan dhe i këngëtares serbe Ceca.

Haradinaj me këtë rast gjatë takimit, i ka dorëzuar Mazrekajt flamurin kombëtar shqiptar.

Mazrekaj pranoi ofertën e kundërshtarit të tij serb Raznatoviq për këtë verë në përballje të kategorisë super të mesme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme