Haradinaj takon Ramën, bisedojnë për FSK-në

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me komandantin e FSK-së, Rrahman Ramën dhe me zëvendësministrin Burim Ramadani.

Me Ramën dhe me Ramadanin, Haradinaj tha se ka diskutuar për tranzicionin e FSK-së si dhe për angazhimin ndërinstitucional në forcimin e institucioneve të sigurisë.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Tranzicioni i FSK-së, sikurse edhe Strategjia e Sigurisë së Kosovës do të kontribuojnë në sigurinë e Kosovës dhe të rajonit. Në takimin me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe zëvëndësministrin për FSK, Burim Ramadani, diskutuam për angazhimin ndër-institucional në forcimin e institucioneve të sigurisë në vend. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme