Haradinaj takon sportistët e Pejës, iu premton stadium

Pejë | 01 Tet 2017 | 15:01 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së dhe kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim me sportistët në Pejë.

Haradinaj kërkoi nga sportistët e Pejës që t’i japin mbështetje kandidatit të tyre për kryetar, Fatmir Gashi, për t’i bërë të mundshme kërkesat e realizueshme të sportistëve.

Ai premtoi se gjatë mandatit të tij do të ndërtohen shtatë stadiume në mbarë Kosovën, ndërsa njëri nga ta do të ndërtohet në Pejë.

“Mua nuk më le rahat fakti qe sa potencial ka tek të rinjtë tanë dhe fëmijët tanë përballë kushteve që i kemi”, ka thënë Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Shoqatës së Klubeve të Pejës, trajneri i Xhudos, Driton Kuka tha se beson në vizionin e Ramush Haradinajt dhe nga ai kërkoi që ta shtyjë përpara implementimin e Ligjit për Sponzorizim.

“Kam besuar gjithmonë në vizionin e Ramush Haradinaj edhe pse jam a politik unë besoj që Kosovës iu ka dashtë një njeri i tillë. Sporti lokal ka vëmendje më të vogël se ai qendror por besoj Ligji për Sponzorizim shpresoj që të shtyhet tutje ndërsa në nivelin lokal mund të them, se problemi i sportit është qysh pas luftës dhe ajo që duhet ta kërkojmë që të ndërtohet një kod buxhetor për sportin”,  tha Kuka.

Ndërsa kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga radhët e AAK-së, Fatmir Gashi sportistëve të këtij qyteti iu premtoi 2.5 për qind të buxhetit të komunës nëse ai do të jetë kryetar i ardhshëm.

“Unë si kryetar për katër vjet e ardhshme do të shkoj me ndërtimin e infrastrukturës sportive. Ne nuk kemi një palestër ku mund të mbahen lojëra unë do të rinovoj  stadiumin e qytetit me standarde të UEFA-s, përmes fondeve që do të i ndjek që sportistët e Pejës”, ka thënë Gashi.

Ai ka premtuar se do të mbështet edhe klubin e femrave “PENZA”, duke e trajtuar si prioritet.

Image may contain: 8 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 2 people, people smiling, suit

Image may contain: 11 people, people smiling, people sitting and suit

Image may contain: 4 people, people standing

 

Të ngjashme