Haradinaj takon u.d. së shefit të EULEX-it, thotë se Kosova ka shënuar përparim thelbësor në sistemin e drejtësisë

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar në takim lamtumirës Ushtruesin e Detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin ka dsikutuar rreth fuqizimit të sundimit të ligjit në vend.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Kosova, së bashku me aleatët e saj, BE dhe ShBA, ka shënuar përparim thelbësor në sistemin e drejtësisë.

“Në takim lamtumirës me Ushtruesin e Detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, këmbyem mendime rreth fuqizimit të sundimit të ligjit në vend. Kosova, së bashku me aleatët e saj, BE dhe ShBA, ka shënuar përparim thelbësor në sistemin e drejtësisë. Në shenjë respekti për bashkëpunimin konstruktiv, Bernd Thran, i dhurova librin ‘Portrete të Skënderbeut’”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme