Haradinaj takon Ulrika Richardson: Bisedojnë për sfidat që po kalon vendi

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë biseduar për sfidat që po kalon Kosova.

“Takova sot znj. Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë.

Biseduam për sfidat që po kalon vendi ynë dhe i shpreha mirënjohjen time për angazhimin e saj dhe ekipit kosovar të OKB-së.

Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB që të zërë vendin e saj të barabartë me shtetet e tjera”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme