Haradinaj takon Xhaferin, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të institucioneve shtetërore, si dhe partive politike.

Zhvillimet rajonale politike dhe të sigurisë ishin temat kryesore edhe në takimin e sotëm të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj me Talat Xhaferin, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë Veriore.

“Të dy vendet tona, kanë orientim të qartë euroatlantik, andaj duke e falënderuar për mbështetjen e deritanishme, kërkova mbështetjen e tij dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Aleancën Veri-atlantike NATO”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme