Haradinaj takon Zaevin

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka përgëzuar homologun maqedonas për përmbylljen e Marrëveshjes së Prespës.

Në fund Haradinaj ka thënë e Kosova është e përkushtuar për ndërtimin e një rajoni stabil.

“Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike. Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme