Haradinaj: Taksa nuk e pengon liberalizimin, konkluzionet i marrim me seriozitet

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 16:28 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe, nuk është pengesë për liberalizimin e vizave, zhvillimin e dialogut me Serbinë dhe anëtarësimin në BE, raporton EkonomiaOnline.

Ai ka thënë se është më mirë që janë bërë konkluzione të tilla se sa të mos bëheshin fare ndërsa ka lutur mediat që të mos e përdorin këtë deklaratë nga Këshilli si negative.

“Mendoj që është mire te bëhet një dallim për natyrën e konkluzioneve të Këshillit të Ministrave. Nuk është marrë vendim negativ nga Këshilli. Sa i përket liberalizimit gjendja është korrekte ashtu siç e kemi pritur. Propozimi për të marrë vendim është marrë në konsideratë nga Këshilli. Por, për të marrë vendim duhet të hyjmë në agjendë e ne ende nuk jemi ende në agjendë. Po punojmë për një vendim pozitiv”, tha ai.

E sa i përket kushtëzimit të vizave me heqjen e taksës, ai tha se një gjë e tillë nuk kund të bëhet pasi taksa nuk hiqet.

“Taksa është në problem me marrëdhëniet me të gjithë, ndikon por kjo nuk është kushtëzuar me taksë. Ne i kemi dhënë mundësitë si të dalim nga kjo gjendje. Jo që nuk është zbeh ‘përhajëri’ për liberalizimin por po afrohet dita që do ta marrim lajmin për vizat i cili na takon. Taksa është temë që ka ndikuar në disa çështje por liberalizimi i vizave nuk është kushtëzuar dhe nuk ndërlidhet me të”.

Ai u pyet edhe për raportin e auditimit në të cilin nga parregullsitë është gjetur fushata e ‘Lets Do It Kosova’.

Haradinaj tha se kërkesa për auditim ka qenë e tij, prandaj të gjitha të gjeturat do të trajtohen.

“Kërkesa ka qenë e imja për auditim. Të gjitha të gjeturat do ti trajtojmë. Por ne e kemi kërkua këtë auditim. Nuk është se auditimi ka ardhë por ne kemi kërkua”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Të ngjashme