Haradinaj: Tash duhet ta fitojmë luftën për vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj para qytetarëve të Hajvalisë ka thënë se koalicioni AAK-PSD ka plan që në qeverisjen e ardhshme të punojë për zhvillimin ekonomik.

Sipas Haradinajt, pasi janë kryer disa punë të rëndësishme të brendshme si ndalja e ndarjes, rregullimi i sektorit publik, Trepça, taksa 100%, ushtria, tash duhet fokusuar në zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.

“Kur e vendosim 100%, atëherë në kohën tjetër ne e fillojmë luftën që duhet ta fitojmë. Luftën për vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

Takim me qytetarë në Hajvali, Prishtinë (drejtpërdrejt)

Takim me qytetarë në Hajvali, Prishtinë (drejtpërdrejt)

Gepostet von Ramush Haradinaj am Freitag, 13. September 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme