Haradinaj do të jetë kryeministër, ekziston shumica parlamentare

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 09:10 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës, pasi që koalicioni PAN e ka shumicën parlamentare.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani i cili beson se nuk do të ketë vonesa në formimin e institucioneve.

“Unë besoj që ndërtimi i institucioneve të Kosovës nuk do të vonohet për shkak se besoj në racionalitet politik për të mos përsëritur bllokadën e vitit 2014. Dhe nën dy, për shkak se duket se megjithatë ekziston një shumicë parlamentare. Kjo është çështje që shihet, nuk besoj se do të ketë zgjidhje tjetër”, ka thënë ai.

Ramadani beson se këtë herë nuk do të ketë bllokadë institucionale, duke mohuar mundësinë e përsëritjes së vitit 2014.

“Nuk vlen të provohet edhe njëherë për të bllokuar për një periudhë të caktuar themelimin e institucioneve, ndërkaq në anën tjetër më duket se shumica parlamentare ekziston dhe ajo do të themelohet ose do të vërtetohet në javët e ardhshme”, ka thënë Ramadani.

Ai ka thënë se pavarësisht se kush do të jetë në krye të Qeverisë, themelimin e ushtrisë duhet ta ketë prioritet. Dhe kjo sipas tij, duhet të bëhet në partneritet të plotë me partnerët ndërkombëtarë, si ShBA-në dhe NATO-n, por edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

“Kosova duhet të bëjë përpjekje që të bind së pari serbët lokal respektivisht përfaqësuesit e tyre në Kuvend të Kosovës që të ndryshojnë Kushtetutën dhe pastaj të bind edhe partnerët ndërkombëtarë për angazhim respektivisht për involvim në bindjen e serbëve të Kosovës që ta votojnë ndryshimin kushtetues”, ka thënë ai.

Në rastet se kjo është e pamundur, atëherë sipas Ramadanit, Kosova duhet të bëjë përpjekje për të bindur partnerët ndërkombëtarë që themelimi i ushtrisë të bëhet përmes ndryshimeve ligjore. Ramadani ka thënë se ushtria e Kosovës është në interes dhe sigurinë e vet serbëve vendës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme