Haradinaj: Të miratohet Ligji për Paga, po rrezikohet krejt sektori publik

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 11:44 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur tryezën me temën “Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projektligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkoi miratimin e Ligjit të Pagave, duke thënë se institucionet po e rrezikojnë krejt sektorin publik, por edhe qytetarët.

“Nëse ne nuk e përcjellim trendin e rritjes lineare që është një mandat 4-vjeçar mbi 20% ta fuqizojmë me këtë ligj. Jemi kah e rrezikojmë krejt sektorin publik në Kosovë. Institucionet nuk po e rrezikojnë vetëm administratën, ose vetëm arsimin e shëndetësinë, por po e rrezikojnë direkt qytetarin, për shkak se ai është përfitues i këtyre shërbimeve”.

Ai tha se me gjendjen aktuale do të ketë varfërim të sektorit privat dhe kualitet më të dobët në shërbime.

“Problemi ka me qenë që me kalimin e kohës jo vetëm që do të varfërohen këta që janë në sektor publik, sepse janë rritur çmimet e po ndodh rritja e kostos së jetës, por problemi do të jetë shumë më i madh, pra përpos demotivimit, kjo do të jep kualitet më të dobët në shërbim, pra cilido shërbim do të bjerë në cilësi”.

“Por, jo vetëm kaq. Do ta humbim kuadrin, cilido kuadër i nivelit të mirë do ta ketë problem ta vazhdojë besnikërinë e vet ose përcaktimin e tij me qenë shërbyes publik për shkak të ofertës në treg ose për shkak të ofertës që i japin edhe palët e tjera, si rasti i vendeve të BE-së e i ekonomive të tjera”.

“Sipas meje është mjaftë e nevojshme që ta sjellim në parlament Ligjin e Pagave menjëherë, duke mos u vonuar, pra mos ta pengojmë ne këtë ligj në asnjë mënyrë, t’ia fillojë me kohë, të ketë planifikim buxhetor për vitin që vjen, të ndodh pastaj edhe rritja lineare, ajo ka qenë praktik dhe duhet vazhduar”.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri tha se tutje tha ky ligj ka dhjetë vjet që po diskutohet dhe se po punojnë që ai të miratohet këtë vit, raporton EO.

“Ligji i Pagave ka qenë më i diskutueshmi në 10 vjetët e fundit. Qëllimi ynë kryesorë është që ligjin a pagave ta vendosim këtë vit.”

“Përvoja e diskutimit me sindikata më ka bërë ta di se sa e fuqishme është një sindikatë. Kërkesa jonë dhe zotimi ynë është që ta sjellim Ligjin në Kuvend”.

Konkluzionet:

Ligji i Pagave është imperativ i kohës, përmbyll reformën shtetërore dhe është pjesë e obligimeve që si shtet i kemi marr në rrugëtimin tonë në BE;

Ligji është akti që rregullon maredhënien e punës në mes të shtetit dhe zyrtarit publik;

Dialogu social të nis me urgjencë – të ketë transparencë të plotë për ta dërguar këtë Ligj vital përpara;

Ligji ti përfshijë ata që duhet ta zbatojnë – pra organizatat sindikatale dhe OJQ-të;

Partitë parlamentare të ndihmojnë këtë process – nuk ka opozitë dhe pozitë në këtë temë;

Të kërkohet që kostoja e Ligjit të hyjë në Buxhetin e vitit 2022; Në qoftë se nuk ka veprim qeveritarë, nisma të jetë nga për këtë Ligj nga grupi parlamentar;

Mos kalimi i Ligjit dëmton shërbimet e shtetit për qytetarë, sigurinë, shëndetësinë, arsimin dhe gjithë funksionet vitale të shtetit;

Veprimet sindikale veprime të pa dëshiruara por të garantuara me Ligj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme