Haradinaj: Të mos hiqet taksa derisa të kthehen masat e reciprocitetit

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 17:00 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj konsideron se taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës nuk duhet të hiqet derisa të bëhet implementimi  i të gjitha marrëveshjeve.

“Sa i përket taksës, unë e posedoj një letër që i është dorëzuar zyrtarisht Brukselit, dhe pa u implementu të gjitha marrëveshjet si: energjia, diploma, dokumentet zyrtare mos të hiqet. Ne kemi marrë fusnotë ne emër të asaj që Serbia të mos pengojë anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare, ne e dimë që Serbia është shtet i vjetër e ka Rusinë e Kinën mike. Taksa 100% prej qeverisë mos të hiqet derisa të kthehen masat e reciprocitetit, me dokumente me të gjitha. Klubin e futbollit të vajzave nuk e kanë leju me marrë pjesë, të njejtën masë duhet me jau kthy”, ka thënë Haradinaj.

Lidhur me mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol, Haradinaj tha se Kosova kishte mbështetje të mëdha por që fatkeqësisht nuk ia arriti të anëtarësohet, raporton Ekonomia Online.

“Është lajm i keq që nuk jemi anëtarësu por duhet të punojmë së bashku. Shumë prej kolegëve të mi që nuk janë këtu, kanë qenë anëtarë të delegacioneve të ndryshme me pare të buxhetit të Kosovës. Nuk e ka harxhu vetëm Behgjet Pacolli, por ai buxhet është harxhuar edhe nga shoqëritë civile dhe mediat, duhet ta bartin bashkërisht përgjegjësinë. Ne kemi pas mbështetje shumë të fuqishme, por fatkeqësisht nuk e kemi arritë”, ka theksuar ai.

 

Të ngjashme