Haradinaj: Të punojmë më shumë për parandalimin e grabitjeve

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rasteve të grabitjeve të fundit që ndodhën në Kosovë.

Haradinaj ka apeluar institucionet e sigurisë që të jenë në krye të detyrës dhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.

“Askush nuk mundet ta rrezikojë situatën e sigurisë në vend. Rastet e fundit të grabitjeve dhe vjedhjeve janë alarm për institucionet e sigurisë.

I bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë që si çdoherë të jenë në krye të detyrës e të japin provimin duke ndjekur dhe kapur këta kriminelë, por edhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.

Për festat e fundvitit bashkë me familjarët dhe bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë, duhet të jemi të qetë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

Të ngjashme