Haradinaj: Do të punojmë për një Kosovë me mjedis të pastër

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 16:09 | Nga

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma ka thënë se “do të punojnë për një Kosovë me mjedis të pastër”.

“Kosova ka interes shumë të madh për investime në industri dhe prodhim por këto investime asesi nuk duhet që të vijnë me kosto eventuale për shëndetin e qytetarëve tanë. Përderisa do t’i mbështesim investimet, ndërmarrjet prodhuese vendore dhe të jashtme, do të insistojmë e sigurohemi që ato t’u përmbahen normatives dhe standardeve mjedisore për një Kosovë të pastër”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në një tubim në Han të Elezit ka thënë se “Hani i Elezit dhe e gjithë Kosova meritojnë mjedis të pastër”.

“Njëkohësisht do të zgjerojmë ofrimin e shërbimeve dhe eliminimin e deponive të shumta ilegale, që paraqesin rrezik për ambientin dhe mirëqenien qytetare”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme