Haradinaj: Të rinjtë e AAK-së, do të jenë vlerë e shtuar e listës tonë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës.

Haradinaj tha se i ka siguruar se do ta kenë mbështetjen e tij të plotë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Postimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithherë ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë.

Sot në takim me strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, i sigurova se do e kenë mbështetjen time të plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidatët e organizatës rinore të AAK-së, përpos se do jenë vlerë e shtuar e listës, besoj se do të jenë edhe fitues në këto zgjedhje, me karrierë të ndritur në të ardhmen e tyre politike.
Na priftë e mbara!

Të ngjashme