Haradinaj: Thaçi ta udhëheqë dialogun me Serbinë, ka më pak punë se unë

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 11:20 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, sqaroi se ai nuk ka qenë për vazhdimin e dialogut me Serbinë në këtë formë pa kaluar në fazën përfundimtare.

Këtë Haradinaj ai ka thënë edhe Frederica Mogherinit përfaqësuese së lartë të BE-së, raporton Ekonomia Online.

“Unë kam qenë kundër që Kosova me u kyç në dialogun ekzistues sepse kam besuar që s’po jep efekt. Në Bruksel më kanë pyetur se çka kërkon, u thash kërkoj njohje reciproke. Më kanë thënë se e arrini nëse i kryeni marrëveshjet. Faza finale është vullnet politik i vendimmarrësve të mëdhenj, s’mundet me ndodh faza finale pa pasur pak kohë”.

Kreu i ekzekutivit shtoi se dialogu duhet të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi ngase ka më pak punë se ai.

“Presidenti mirë që po e udhëheq dialogun se nuk ka çka me bë, kur shkon në zyre nuk di çka me bë se kjo është natyra e punës”.

“Por kryetari i Qeverisë duhet me kshyr çka mos me bë.  Ai i ka krejt mundësit me udhëheq këtë proces”.

Për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë ai kërkoi edhe mbështetjen e presidentit Donald Trump, kancelaria gjermane Angela Merkel, kryeministres së Britanisë Tersa May dhe presidentit francez Emanuel Macron.

Këto komente ai i bëri diskutimin “Fol Hapur”, të organizuar nga Lëvizja FOL.

Sipas tij, Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshjet e arritura me Serbinë.

“Kosova nuk ka arsye mos me hy në fazën finale, si qeveri jemi të interesuar të ndodh kjo. Pesëshja e BE-së s’ka lëvizë, Serbia s’ka lëvizë, kjo mund të jetë një status-quo e rrezikshme. Pjesën politike të përfaqësuesve të dy palëve e bën presidenti, kjo ka logjike, nëse ka dyshime e zgjedhin në takime të brendshme. Kosova s’ka çka jep me, ka jep jetëra njerëzish, jemi ne proces dhe duhet të ecim”.

Ai shtoi se Kosova ka mbetur mbrapa sa i përket integrimit evropian, përderisa shtete e tjera kanë ecur përpara.

Kjo sipas tij, për shkak të jostabilitit në vend, raporton Ekonomia Online

Kreu i ekzekutivit tha se Qeverie është e sfiduar, por që po përballet me realitetin.

Të ngjashme