Haradinaj-Thaçit: Veç Krishti është ringjallur, me incidente në veri mbahet gjallë tema e korrigjimit

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 15:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur “kërcënimeve” të presidentit Hashim Thaçi, për shkarkimin e kreut të ekzekutivit, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj e ka cilësuar jo serioz kërcënimin e Thaçit për shkarkim, duke shtuar se tema e korrigjimit të kufirit është e vdekur dhe s’ka pse të diskutohet për këtë çështje.

Ai në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, shtoi se vetëm Krishti është ringjallur, prandaj e vetmja mënyrë që kjo temë të mbahet gjallë është krijimi i incidenteve në veri të vendit.

“Kush e ka ‘njet’ ta rrëzojë Qeverinë nuk flet por e rrëzon. Ata që falsin mos u mërziti se nuk e rrëzojnë Qeverinë”.

“Ai që ka vdekur nuk ngjallet, veç një herë është ngjallë Krishti. Çështja e korrigjimit të kufijve, ndërrimit të territoreve e vetmja mënyrë me u mbajt gjallë kjo është përmes skenari të dhunës në veri e gjoja ndonjë incidenti të naj sulmi të ndërsjellë që pastaj me u konfirmuar ndarja”.

“Por nuk ka mundësi politike në tavolinë se e kanë kuptuar të gjithë që është temë e vdekur. Me te kemi fituar të gjithë, me rëndësi i gjithë populli shqiptar, serb dhe pakicat e tjera, po besoj që ka fituar edhe paqaj e dialogu”.

“Jam i interesuar që dialogu të vazhdojë, mendoj se kemi nevojë për dialog, për paqe dhe stabilitet në vendin tonë”.

Edhe përkundër kësaj Haradinaj tha se ai nuk ka çështje personale me presidentin, por që për të janë të rëndësime tema dhe çështjet që preokupojnë qytetarët.

“Unë se kom me to e kom me temat, e dini çka kem heq me korrigjuar ni marrëveshje të me Malin e Zi. Në fund nuk po korrigjojmë kufi, por po korrigjojmë marrëveshje të gabime”.

“Nuk do të lejoj të përsëritet historia, që të luajmë me kufi dhe territore të këtij vendi. Sa do që muj me pas mik presidentin, dikon në jug e veri, shumë ma burra të mirë jon kon Luani e Shkelzeni, prandaj edhe nuk do të lejoj me u nëpërkëmb ajo që asht mbërri me mund. Pra nuk ka të bëjë me persona ka të bëjë me tema që janë jetike dhe janë në interes”.

“Ne kemi synim marrëveshje ligjore obligative me Serbinë për njohje, por asesei nuk do të shkojmë kah lëvizja e kufirit se është në shpërpushje me atë që kemi mbërri dhe nuk është ndihmë as për rajonin as për BE-së as për NATO-n”.

Gjatë kësaj konference, Haradinaj vazhdimisht u pyet për qëndrimet e presidentit Thaçi. Kur u pyet për numrin e veteranëve në Dukagjin, ai tha se nuk do të lejojë që të ofendohet për këtë çështje.

Madje ai luftën në këtë pjesë të vendit ku vet ishte komandat e ka krahasuar me luftëra që kanë ndodhur nëpër botë, raporton EO.

“Se di e ka pas edhe me ata të Rognerit a edhe me këta të Kosovës. Por si do që të jetë, kur kam ardhur në Qeveri kjo temë ka ekzistuar, nuk e kam krijuar unë këtë temë. Kam gjet komisioni që u formua sa unë kam qenë në Hagë, kam gjet ligjin e dakorduar në Parlament edhe i kom gjet obligimet që i ka një Qeveri”.

“Ajo çka kom bo unë i kom kryer obligimet ligjore, si sot ndaj Policisë, pra shtetit nuk mundet me të met borxh nëse e kem obligim pagën duhet me ta dhënë. Ju siguroj që në Dukagjin që gjendja është qashtu qysh ja kom sqaruar se ka qenë një mobilizim popullor i të gjithë atyre që kanë qenë të rritur”.

“Kjo është e vërteta e luftës së Dukagjini, ju siguroj se përmasat e luftës në Dukagjin janë më të veçanta me rajonet tjera, por edhe në lufta nëpër botë në histori kjo lufta jonë në Dukagjin mund të kualifikohet shumë nalt se ka qenë në nivel të një shenjtërimi se nuk ka ma devotshmëri se ajo çka u kon në gjendje populli me bo për luftë. Te ne ka qenë diçka e shenjt se populli ju ka përkushtuar si të ishte një devotshmëri e pashpjegueshme”.

“Prandaj edhe jom shumë kritik kur dikush mundohet me nëpërkëmb. Sa më përket mu kurrë nuk do të lejoj që dikush me nëpërkëmb atë luftë, mundesh me më ofenduar në çfarë do baze tjetër, por nëse mi ofendon ato sakrifica të saj kohe nuk ta fali se nuk ja kam borxh askujt. Kjo ndryshe i bien sikurse unë me ofenduar një viktimë të dhunës seksuale, njëjtë është për mu”.

“Tash ai është rast ligjor, nuk dua me u përzier në to e ka marrë gjykata”.

Thaçi dje, ka kërcënuar me shkarkim kryeministrin Ramush Haradinaj, për shkak të qëndrimeve të tij kundër idesë për korrigjim kufijsh me Serbinë.

Ai në një konferencë për media ka kërkuar nga Haradinaj, që të “korrigjojë” siç është shprehur ai, qëndrimin karshi dialogut me Serbinë, në fazën përfundimtare.

Kreu i shtetit, i ka cilësuar të habitshme deklaratat e Kryeministrit Haradinaj, rreth idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë, duke thënë se ai “ose është në humor të mirë ose është komod në karrigen e vet”, raporton EO.

Ndërsa Haradinaj po të hënë kishte deklaruar se iu shpreh ngushëllime të gjithë atyre që janë për korrigjimin e kufirit ngase kjo temë sipas tij, ka vdekur.

Të ngjashme