Haradinaj thotë me të si president, Kosova në NATO: Kam krijuar lidhje të forta me aleatët

Deçan | 28 Jan 2021 | 15:30 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se më të si president, Kosova do të anëtarësohet në NATO, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj në takimin me strukturatë e Alencës në Klinë, tha se ka arritur të krijojë lidhje të forta me aleatët e Kosovës.

“Plot kanë mendu se jemi prish me aleatë. Kanë kujtu që prapë jemi të prishur dha kanë me na detyru ta japim Trepçën. Por jo, Amerika na ndihmojë shumë me Trepçën. Në aleancë janë vlerat më të çmuara. Së bashku me aleatët tanë duhet të shkojmë drejt NATO-së dhe ta gjejmë rrugën deri aty”, tha ai.

“Ajo çka ka rëndësi është anëtarësimi në NATO dhe garanca jemi ne dhe Presidenti i ardhshëm. Krejt ajo që kemi folur për bashkëpunim me Shqipërinë mos e lejoni Serbinë me blloku Kosovën”, tha tutje ai.

Sipas Haradinaj, AAK-ja ka vizion si bëhet qeverisja dhe do ta rimëkëmbin ekonominë në një fond prej 1 miliardësh. Tutje, ai tha se do të hapim vende të punës për rininë dhe ta ndalim në vend.

Ndërsa, kryetari i Klinës Zenun Elezaj tha se qytetarët janë të bindur për suksesin e partisë sy tyre.

“Qyetatret janë ata që po na përgëzojnë çdo ditë dhe po angazhohemi që kjo të bëhet realitet pas datës së 14 shkurtit”, tha Elezaj.

Ai tha se programi i AAK-së  ka të gjitha pikat e nevojshme që garnatojnë një siguri.

“Forca e Kosovës është e mbështetur vetëm në Aleancë dhe qytetarët kanë kënd ta mbështesin. Do të vazhdojmë t’i shërbejmë qyetarëve të Klinës dhe t’i dalim sot Kosovës ashtu siç ka nevojë”, shtoi ai.

Të ngjashme