Haradinaj thotë se do të plotësohen kërkesat e SBAShK-ut

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka uruar nxënësit për nisjen e mësimit të hënën.

Ai ka njoftuar përmes një statusi në Facebook, se në takim me kreun e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë arritur marrëveshje me sindikatat.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën.

Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme