Haradinaj thotë se gjatë vizitës në ShBA, në fokus e ka fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 09:45 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, javën tjetër do të shkoj në ShBA.

Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se në fokus, do ta ketë fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Javën që vie do të qëndroj për vizitë zyrtare në ShBA, ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. Në New York do të zhvilloj takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimi i të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Krahas kësaj, thotë ai, për ta forcuar partneritetin me ShBA-në do të zhvilloj takime bilaterale me senatorë, kongresist, dhe personalitete me influencë në Washington.

“Rruga euro-atlantike e vendit është e pakthyeshme!”, përfundon ai.

Kujtojmë, se edhe presidenti Hashim Thaçi do të udhëtojë për në ShBA, ku pritet edhe do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme