Haradinaj thotë se këtë javë do të formohen institucionet

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 13:09 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është parë përsëri në hotelin e presidentit të AKR-së. Ai u pa i habitur me pranin e gazetarëve. Haradinaj tha se ka ardhur që t’i takojë disa miq amerikan.

Sa i përket konsultave brenda koalicionit PAN-AKR, ai u shpreh se kanë përfunduar në mëngjes.

Gazetarët ia kujtuan atij afatin të cilin e kanë kërkuar për formimin e institucioneve që ishte më pak se dy javë dhe më shumë se dhjetë dit

Ai tha se nuk i ka numëruar ditët, por tha se janë brenda këtij afati.

Haradinaj thotë se këtë javë do të formohen institucionet

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se këtë javë do të duhet që të formohen institucionet, raporton Ekonomia Online.

Ai nuk ka dhënë një datë se kur do të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit. Këto komente ai i bëri pas takimit me Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli në hotelin e këtij të fundit në kryeqytet.

Limaj: Jemi në diskutim me Listën Serbe për marrëveshjen lidhur me qeverisjen

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se gjatë kësaj jave do të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet Qeveria.

Limaj tha se janë duke u koordinuar edhe me Listën Serbe për marrëveshjen lidhur me qeverisjen.

Krerët e koalicionit kanë diskutuar për detajet e fundit për formimin e institucioneve pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje mes koalicionit PAN dhe AKR-së, raporton EO.

Kjo javë është paralajmëruar sërish se do të jetë vendimtare për të mbyllë seancën konstituive, e cila ka nisur më 3 gusht, por edhe pas gjashtë vazhdimeve nuk u përmbyll me zgjedhjen e kryetarit.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, koalicioni PAN e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendi.

Të ngjashme