Haradinaj thotë se Kurti e Osmani s’i kanë kërkuar votën për Qeverinë dhe presidentin

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 12:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani nuk i kanë kërkuar votën kësaj partie për votimin e Qeverisë dhe të presidentit, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi mirëpritur mundësinë me bisedu me fituesin e zgjedhjeve më këtë rast me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe zonjën Vjosa Osmani, mirëpo nuk kemi marrë prej tyre ndonjë propozim ose kërkesë apo edhe marrëveshje politike për të votuar Qeverinë ose Presidentin”.

“Ata nuk kanë kërkuar nga ne bashkëpunim dhe vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për votimin e kandidates së Vetëvendosjes për presidente”.

“Pashë një njoftim se LDK ka një vendim të tillë dhe kjo është një marrëdhënie e re mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Por, sa i përket marrëdhënies Aleancë-Vetëvendosje nuk ka ndryshuar asgjë”.

Ndërsa se a do të jetë kandidat për kryetar i AAK-së ai tha se do ta diskutojnë në zgjedhjet e ardhshme të partisë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme