Haradinaj thotë se njëra parti e koalicionit mund ta dërgojë vendin në zgjedhje

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 15:08 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se mundësit janë të mëdha që vendi të shkojë në zgjedhje nëse njëra parti e koalicionit dëshiron një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit duke komentuar deklaratat e nënkryetarit të PDK-së, Xhavit Halitit se PDK-ja mund ta dërgoj vendin në zgjedhje, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe partia që udhëhqet të ndërmarrjë një veprim të tillë.

“Në mbajtjen e zgjedhjeve është e vërtetë që PDK lehtë mundet me qu vendin në zgjedhje sepse njëra parti e koalicionit mundet me qu vendin në zgjedhje”, tha ai.

Nëse vlerësohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në interes të vendit, atëherë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) brenda dy ditësh mund ta zgjedhë një opsion të tillë ka deklaruar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Haliti, i cili është deputet i PDK-së në Kuvend, thotë se kërkesat e opozitës për zgjedhje janë legjitime.

Të ngjashme