Haradinaj thotë se s’ka informacione për arrestimet e Speciales, kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 14:52 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka informacione për raportimet në medie se mund të ketë arrestime nga Gjykata Speciale, raporton Ekonomia Online.

Madje ai pas mbledhjes së Qeverisë, ka rekomanduar që për këtë çështje të kontaktohen ata që e kanë votuar Specialen.

“Nuk kam informata. Duhet me i pyet ata që e kanë votuar Gjykatën dhe me i pyet ata se çka mendojnë”.

Edhe kur u pyet për ndarjen e mjeteve për disa ish-pjesëtarë të UÇK-së, që janë palë e Speciales, ai nuk u përgjigj qarët vetëm tha se ky është vendim i Qeverisë.

“Ndarja e mjeteve financiare për disa ish-ushtarë të UÇK, që janë palë e gjykatës, është vendim”.

“Nuk e di se si janë nda mjetet, është obligim nga Parlamenti që e kanë votuar Gjykatën Speciale. Është vendim i Qeverisë, e ka nënshkruar Enver Hoxhaj”.

Për rastin e vrasjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, ai tha se duhet të dihet e vërteta, raporton EO.

“Shprehi respekt për familjen Dehari. Më vjen mirë që kjo Qeveri për marrjes së përgjegjësisë ka realizuar kërkesën për ekspertizë jashtë vendit”.

“Shpresoj që e vërtetë do të del definitive, e vërteta do të zbardhet”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme