Haradinaj thotë se vetëm 1% e anëtarëve të AAK-së janë të punësuar në institucione

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 15:40 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në institucionet publike në vend janë të punësuar vetëm 1% e anëtarëve të AAK-së, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, kur u pyet rreth punësimeve në Telekom, deklaroi se njerëzit më të diskriminuar për tu punësuar në Kosovë janë nga radhët e AAK-së.

“Kemi disa vështirësi në proces, është risi punësimi i disa të afërme me mua e aleancën, aleanca e ka një besim prej 10% të popullit të Kosovës në institucione as 1% nuk përfaqësojmë as në kompani publike”.

“Unë udhëheq qeverinë që është koalicion më së paku është AAK, jam kundër abuzime të afërm familjar të mi apo zyrtar të aleancës, por njerëz me të diskriminuar janë njerëz të AAK edhe pse kanë kryer shkollim”.

“Droja ime është që më ofendojnë disa njerëz, ata që e kanë krijuar gjendjen nuk janë traget të kësaj”.

Sipas tij, të gjithë janë fajtor madje për gjendjen aktuale në Kosovë dhe që qytetarët duan të largohen nga vendi.

“Politika i ka fajet edhe unë mënyrë me ndryshuar këtë gjendje është me u përball me gjitha të këqijat që janë në Kosovë”.

Haradinaj shtoi se kreu i AKI-së, e dikur shefi i policisë, Shpend Maxhuni nuk ka gisht në aksionin për deportimin e gjashtë shtetasve turq

“Nuk mendoj që duhet me u qit në pikëpytje se Shpend Maxhuni ka pasur gisht në dëbimin e shtetasve turq”.

“Ne kemi mujt krejt policinë me e qu ne shpi po këta janë zbatues, nuk e kanë prodhu këta produktin e ka ba ministria e Punëve të Brendshme”.

Haradinaj tha se Kosova pret ndihmën e të gjitha palëve që të vazhdojë dialogu me Serbinë, duke mos u ndërlidhur me vendimin e Qeverisë për taksën.

“Pas stuhisë jemi duke i kalkulua dhimbjet qe  na kanë shkaktuar këto tema si taksa dialogu janë tema të kaluara duhet shohim nga e ardhmja me kërkuar nga BE, Serbia dhe Kosova një proces me të definuar për anëtarësim në BE dhe kjo është ndihmesë për ekonominë rajonit nuk duhet me i qit kushte njëri tjetrit”.

“Kosova pret ndihmën e gjitha palëve që të vazhdojë dialogu dhe mos të ndërlidhet me vendimin e qeverisë për tarifën”.

I pari i Qeverisë ka folur edhe për aksidentet në trafik, nga ku u shpreh se duhet një hetim për të parë se cilat janë shkaqet.

Drejtpërdrejt

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj mban konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, March 19, 2019

Të ngjashme