Haradinaj tre muaj në Qeveri, vizat s’u hoqën

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 09:49 | Nga

Ramush Haradinaj kishte premtuar se tre muaj pasi të zgjidhet kryeministër Kosovës do t’i hiqen vizat me Bashkimin Evropian.

Javën tjetër bëhen tre muaj të qeverisë “Haradinaj”, ndërsa vizat për Kosovën ende nuk janë hequr.

Gjasat janë që izolimi i vendit të vazhdojë gjatë për shkak të mosmiratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvend, shkruan sot “Zëri”.

“Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës në Qeveri për liberalizim të vizave me BE-në”, kishte thënë Haradinaj në fushatën e fundit për zgjedhje parlamentare si kandidat i koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) për kryeministër.

Derisa zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se është përshpejtuar adresimi i çështjes së demarkacionit dhe, siç thonë ata, liberalizimi i vizave do të ndodhë më shpejt se pritjet e pesimistëve, analistët politikë thonë se premtimi i Haradinajt ishte bërë gjatë periudhës së fushatës dhe si i tillë nuk kishte gjasa të përmbushej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme