Haradinaj: Tri komuna i kemi rifituar, në tri jemi në balotazh

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 21:28 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se në bazë të rezultateve të kësaj partie ka rritje të besimin në nivel vendi, dyfishim të besimit.

Kreu i Qeverisë ka deklaruar se sot Kosova ka dal fituese me zgjedhje të lira dhe pa prishje. Ai ka uruar qytetarët për një sjellje dinjitoze, raporton Ekonomia Online.

“Aleanca në 3 komuna që ka qeverisë i ka fituar pa balotazh, Junikun, Deçanin dhe Obiliqin. Në Suharekë, Rahovec, Gjakovë shkojmë në balotazh. Në pritje jemi në Pejë, në Klinë dhe Istog. Për asamble në Prishtinë kemi rritje, por ka qenë një orientim i votës kundër VV, në Pejë kemi rritje, e vërtetë është që prijnë LDK. Kemi rritje të votash në Gjakovë dhe prijmë”, ka thënë Haradinaj duke thënë se nuk duhet të hyjmë në valle më atë se çfarë dëgjua nga të tjerët.

Të ngjashme