Haradinaj: Turp për Kurtin me marrë rrogën në Kosovë, e me ble 400 mijë euro banesë në Norvegji

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 23:32 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se ka blerë tokë me 3 euro arin.

Haradinaj u shpreh se kryeministri Kurti ka blerë banesë në Norvegji në vlerë prej 400 mijë euro.

“Une e kom ble vetëm pjesën e Gllogjanit, që ka qenë e familjeve tona, dhe e katunit tim. Në atë kohë e kom ble në bazë të ligjeve të Kosovës me çmimin e atëhershëm, se djerrinë është, krejt kodër, tokë e dorës së dytë apo tretë, ai ka qenë çmimi atëherë. Turp është me marrë rrogën në Kosovë e me shku me ble banesë në Norvegji o vlla, e mos me mendu me jetu këtu. Unë e nderoj vendin tem, traditën tem, historinë tem.

“Turp është me marrë rrogën e Kosovës, me ble banesë në Norvegji, ky asnjë pronë se ka ble në Kosovë, ky banesën 400 mijë euro gruaja e tij e ka blerë në Norvegji. Unë e kom ble tokën që ma kanë marrë jugosllavët dikur, e kom rible teme, në respektim të shtetit edhe ligjeve të shtetit tim. Tani a është turp dhe a dëgjon elektorati“, tha Haradinaj në Dukagjin.

Të ngjashme