Haradinaj u bënë thirrje shqiptarëve në Tuz të dalin në votime

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Tuzit të dalin në votime më 3 mars atëherë edhe kur janë zgjedhjet atje.

Postimi i plotë:

Shqiptarët e Malit të Zi janë përpara një çasti historik. Me bashkimin e subjekteve politike shqiptare në Tuz, ata po dëshmojnë pjekuri për të udhëhequr me pushtetin lokal në këtë komunë. Iu bëj thirrje të gjithë votuesve shqiptarë në komunën e Tuzit, që t’i përgjigjen masovikisht zgjedhjeve më 3 mars, që përmes votës ta fuqizojnë pozitën e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme