Haradinaj u kërkon deputetëve ta votojnë demarkacionin, korrigjimi do të ndodh

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 13:11 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, nga Kuvendi ka lutur të gjithë deputetët që të votojnë pro marrëveshjes për shënjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tij, pas miratimit do të ndodh edhe korrigjimi siç është premtuar, raporton Ekonomia Online.

“Apeloj te deputetë që ta përkrahni këtë Ligj. Nuk mendoj që po bëjmë tregti për vizat me votë për Ligjin”, ka thënë ai.

Ky koment i kryeministrit erdhi pasi deputetja e VV , Fitore Pacolli e pyeti Haradinajn se cilat koordinata do të njihen në kufi në mes të dyja vendeve atij të komisionit të Murat Mehës apo të Shpejtim Bulliqit.

Haradinaj ka thënë se do të njihen koordinatat e komisionit shtetëror të Shpejtim Bulliqit.

Të ngjashme