Haradinaj u takua me aktivistët e AAK-së në Prishtinë

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e takimeve përgatitore të zgjedhjeve të brendshme partiake, kryetari Ramush Haradinaj, ka takuar sot aktivistët e Degës 2 të Kryeqytetit.

Sipas organizimit të ri të Aleancës në Prishtinë, kjo degë përfshinë lagjet: Arbëri, Përroi i Njelmtë, Emshir, Veternik (ana e djathtë) dhe fshatin Shkabaj.

Pjesë e kësaj dege është edhe vet kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj. Ai ka falënderuar kolegët, ka uruar proces të suksesshëm zgjedhor dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre në ri-kandidimin e tij për një mandat të ri në krye të Aleancës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme