Haradinaj: Urime edhe një herë, vizat hiqen në shtator

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 15:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, në konferencën për medie, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj edhe njëherë uroi qytetarët për vizat, raporton EkonomiaOnline.

 Ai tha se në qershor është shumë herët, por në vjeshtë beson se do të ketë vendim për Kosovën.

“Urime edhe sot e çdo ditë, kemi hy në fazën implementuese jemi në proces të zbatimit heja në agjend është me rëndësi, kryesinë e këshillit e ka Rumania, nga korriku e merr Finlanda. Në qershor është herët, mirëpo jemi në proces dhe shpresoj unë mendoj se në vjeshtë do t’i kemi lajmet e vizave”, tha Haradinaj.

Ai tha se opozita ka të drejtë të ketë mocion për rrëzimin e qeverisë por nuk mund të ua jap votat njëherë pasi që tani është duke punuar për vendin.

“Mocioni është proces legjitim i opozitës votat mundemi me ua jap nëse besojmë, njëherë jemi për me punua për Kosovën”

Ai tha se Kosova me Gjermaninë është duke punuar në thellimin e bashkëpunimit në mes tyre dhe se ka respekt të madh ndaj atij vendiz

“Kosova po vazhdon me qenë në agjendën e Berlinit e kancelares Merkel, do i trajtojmë temat e intersit të zhvillimeve në Kosovë rajon edhe euroatlantike të Kosovës dhe thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Gjermani”

“Kancelarja Merkel ka shumë angazhime është respekt i madh që na ka ftu një takim bilateral unë do shkoj me respektin më të madh, nuk është e para ky është takimi i parë bilateral në këtë rast Kosovë-Gjermani dhe është sukses për Kosovën me hy në një agjendë të tillë”

“Vendimi për taksën është legjitim është masë legjitime dhe lidhet me njohjen nga Serbia”

Haradinaj tha se nuk e ka problem të takohet me krerët e Serbisë.

“Presidenti është kryetar i shtetit tonë e paraqet shtetin në çdo situatë sikur unë edhe kryeparlamentari për dialog, e kemi delegacionin nuk shoh rol personal në dialog përndryshe jam i gatshëm të takohem me gjithë ata edhe me Vuçiqin e Bernabiqin”

“Unë nuk e shoh një rol të kryeministrit në dialog dhe nuk e kam këtë qëllim”

Haradinaj në fund tha se me Shqipërinë nuk i kanë mirë punët në lidhje me tregtinë dhe masat tregtare.

“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, por kemi mosmarrëveshje për tregti dhe masa”, shtoi ai.

Të ngjashme