Haradinaj uron Kancelarin e ri të Gjermanisë

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar  Olaf Scholz për zgjedhjen kancelar të Gjermanisë.

“Uroj institucionet dhe popullin gjerman për kancelarin dhe qeverinë e re”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, Kosova dhe Gjermania kanë ndërtuar lidhje të forta dhe një partneritet të përjetshëm mbi vlerat e përbashkëta.

“Roli i Gjermanisë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në procesin e dialogut është vendimtar dhe duhet të intensifikohet. Mbarësi e suksese në detyrën e re Kancelar Scholz”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme